Praktika të Mira për Ndërtimin e Partneritetit Polici-Publik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së

Description
Praktika të Mira për Ndërtimin e Partneritetit Polici-Publik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së

Please download to get full document.

View again

of 58
All materials on our website are shared by users. If you have any questions about copyright issues, please report us to resolve them. We are always happy to assist you.
Information
Category:

BusinessLaw

Publish on:

Views: 0 | Pages: 58

Extension: PDF | Download: 0

Share
Tags
Transcript
   1 Praktika të Mira për Ndërtimin e Partneritetit Polici-Publik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së   Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) punon për stabilitet, begati dhe demokraci në 56 shtete përmes dialogut politik rreth vlerave të përbashkëta dhe përmes punës praktike që sjell një ndryshim jetëgjatë. Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë   2 Vjenë, maj 2008  © OSCE 2008 Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përmbajtja e këtij botimi mund të përdoret dhe kopjohet lirisht për qëllime edukative dhe qëllime të tjera jo-tregtare, me kushtin që në çdo riprodhim të shoqërohet me citim të OSBE-së si burim. ISBN 978-92-9234-501-3 Përktheu në shqip Sokol Bega Strategic Police Matters Office of the Secretary General OSCE Secretariat Wallnerstrasse 6, A-1010 Vienna, Austria Tel: +43-1 514 36 6942 Fax: +43-1 514 36 6266 E-mail: spmu@osce.org http://www.osce.org/policing http://polis.osce.org   3 Pasqyra e Lëndës Listë e Shkurtimeve ………………….......................................................................................5 Fjalorth / Sqarim i Termave ……..............................................................................................5 Parathënie............................................................................................................................6   Falënderime …….....................................................................................................................8 Përmbledhje Ekzekutive......................................................................................................11   I.   Hyrje........................................................................................................................16   II.   Parimet dhe Karakteristikat Bazë të Policimit në Komunitet ....................................19   II.1   Filozofia...................................................................................................................19   II.2   Qasjet Strategjike....................................................................................................20   II.3   Ndryshimet Organizative.........................................................................................25   II.3.1   Ndryshimet në strukturat dhe stilet e menaxhimit brenda policisë................ 25   II.3.2    Ndryshimet në strukturat dhe stilet e menaxhimit jashtë policisë  ..................27   II.4   Përfitimet për Publikun, Policinë dhe Agjencitë e tjera.............................................27   III.   Procesi i Zbatimit.....................................................................................................29   III.1   Faza Përgatitore......................................................................................................30   III.1.1   Fitimi i mbështetjes dhe angazhimit të të gjithë aktorëve kryesorë............... 30   III.1.2    Kuptimi i kontekstit lokal/kryerja e sondazheve publike................................ 31   III.1.3   Krijimi i një vizioni dhe deklarate misioni..................................................... 32   III.1.4    Hartimi i një plani zhvillimi strategjik që merr parasysh kushtet lokale.......... 32   III.1.5    Identifikimi i vendeve të policimit në komunitet dhe i aktorëve kryesorë....... 33   III.1.5    Krijimi i një baze ligjore, kuadri dhe politike implementimi............................ 35   III.1.6 Bashkërendimi i donatorëve dhe përkrahësve të jashtëm  ............................35   III.2   Faza e Implementimit..............................................................................................36   III.2.1   Masa që kanë lidhje me policinë  ..................................................................36   III.2.2    Masa që kanë lidhje me agjenci të tjera shtetërore .....................................39   III.2.3    Masa që kanë lidhje me komunitetet  ............................................................40   III.2.4    Masa që kanë lidhje me mediat  ....................................................................48   III.3   Faza e Vlerësimit.....................................................................................................48   III.3.1   Kriteret e vlerësimit  ......................................................................................49   III.3.2    Publikimi i vlerësimit  .....................................................................................52   III.4   Faza e Modifikimit dhe e Zgjerimit...........................................................................52     4 IV. Përfundime..............................................................................................................53 Referenca ..............................................................................................................................54   5 Listë e Shkurtimeve DAC Komiteti i Asistencës për Zhvillim (i OECD) EFQM Fondacioni Evropian për Menaxhimin e Cilësisë OJQ Organizatë joqeveritare OECD Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OSBE Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë Para Paragraf SARA Shqyrtim, Analizë, Reagim, Vlerësim NjÇSP (SPMU) Njësia e Çështjeve Strategjike Policore MTC (TQM) Menaxhimi Total i Cilësisë Fjalorth / Sqarim i Termave Me qëllim arritjen e një kuptimi sa më të mirë nga ana e lexuesve dhe përdoruesve të këtij dokumenti dhe për të lehtësuar përkthimin e këtij dokumenti në gjuhë të ndryshme në zonën e OSBE-së, termat e rëndësishme sqarohen si më poshtë: Llogaridhënie  : Llogaridhënie e policisë do të thotë që veprimtaria e policisë – nga sjellja e punonjësve individualë të policisë deri te strategjitë për operacionet policore, procedurat e emërimit dhe menaxhimi i buxhetit – është e hapur për vëzhgim nga një sërë institucionesh mbikëqyrëse. Komunitet  : Një bashkësi njerëzish që jetojnë në të njëjtën zonë, ose që kanë interesa të përbashkëta, si puna etj.; shoqëria e gjerë ose publiku i përgjithshëm. Policim në Komunitet  : Një filozofi dhe strategji organizative që promovon një përpjekje të bazuar në partneritet dhe bashkëpunim mes policisë dhe komunitetit me qëllim arritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në identifikimin, parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve të krimit, frikës nga krimi, çrregullimit fizik dhe shoqëror dhe kalbëzimit të bashkësisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë. Polici (Shërbim Policor ose Forcë Policore) : Një shërbim publik që operon brenda një  juridiksioni të caktuar dhe përgjegjës për: ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sidomos jetës; parandalimin dhe zbulimin e krimit; zvogëlimin e frikës; dhe dhënien e ndihmës dhe shërbimit për publikun. Në varësi të organizimit kombëtar të zbatimit të ligjit, mund të përfaqësohet nga struktura më specifike, si policia ushtarake, policia kufitare, etj. Partneritet Polici-Publik  : Një sinonim për policimin në komunitet me qëllim për të lehtësuar përkthimin e termit policim në komunitet në gjuhë të ndryshme. Në këtë dokument të dyja termat janë të barasvlershme. Publik  : Një bashkësi njerëzish dhe institucionesh. Publiku përbëhet si nga sektori shtetëror dhe administrativ ashtu edhe nga sektori privat, përfshirë individët.
Related Search
Similar documents
View more...
We Need Your Support
Thank you for visiting our website and your interest in our free products and services. We are nonprofit website to share and download documents. To the running of this website, we need your help to support us.

Thanks to everyone for your continued support.

No, Thanks